KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Lizzo shkëlqen në tapetin e kuq të BET Awards me paraqitjen e saj të re

Lizzo shkëlqen në tapetin e kuq të BET Awards me paraqitjen e saj të re

Lizzo tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të BET Awards 2026, ku u shfaq me një pamje elegante që vuri në pah transformimin e saj fizik.

Këngëtarja 36-vjeçare u paraqit në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles me një fustan ngjyrë kafe me detaje transparente, duke qenë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes, përkrah Teyana Taylor, Coco Jones dhe Jaafar Jackson.

Lizzo kompletoi paraqitjen me taka elegante, flokë të lëshuara dhe aksesorë të ndritshëm, ndërsa grimi i saj me nuanca të ngrohta i dha edhe më shumë shkëlqim pamjes në tapetin e kuq shkruan DailyMail.

Përveç paraqitjes, ajo ishte edhe një nga performueset e mbrëmjes në BET Awards, ceremonia që nderon figurat me kontribut në kulturën afro-amerikane.

Gjatë eventit, Lauryn Hill u nderua me çmimin “Living Legend Icon”, Teyana Taylor mori çmimin “Icon of the Year”, ndërsa Sylvia Rhone u vlerësua me çmimin “Ultimate Icon”.

Lizzo ka folur hapur edhe më herët për rrugëtimin e saj të transformimit fizik, duke theksuar se nuk e sheh atë si “humbje peshe”, por si një proces për të fituar shëndet dhe mirëqenie.

Ajo ka theksuar se zgjedh me kujdes fjalët kur flet për këtë temë, pasi është e vetëdijshme për ndikimin që ka tek fansat e saj, veçanërisht të rinjtë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.