KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama ndan pamjet nga transformimi i Parkut të Hyrjes së Shkodrës

Rama ndan pamjet nga transformimi i Parkut të Hyrjes së Shkodrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur javën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në Parkun e Hyrjes së Shkodrës.

Kreu i qeverisë thekson se projekti po transformon një zonë që dikur ishte e zaptuar nga ndërtime pa leje në një hapësirë moderne, duke e cilësuar atë si pjesë të vizionit të Rilindjes për “Kryeqytetin e Veriut”.

“Mirëmëngjes! Dhe me kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, nga një territor i pushtuar ndërtimesh pa leje në një shembëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.