KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Peshku luan “pushton” Gjirin e Vlorës, peshkatari: Ka helm, nuk duhet të konsumohet

Peshku luan “pushton” Gjirin e Vlorës, peshkatari: Ka helm, nuk duhet të konsumohet

Peshku luan, një specie tepër e rrezikshme, është shtuar ndjeshëm në Gjirin e Vlorës dhe po kapet pothuajse çdo ditë në rrjetat e peshkatarëve.

Sipas peshkatarit Sherif Dyrmishi, peshku është kapur në një thellësi deri në 40 metra, në brendësi të Gjirit të Vlorës, pranë zonës së Karaburunit.

“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet,” u shpreh Dyrmishi, duke theksuar se kjo specie duhet të eliminohet për shkak të rrezikut që paraqet. Peshku luan ka gjemba helmuese dhe prekja e tij mund të shkaktojë helmim të rëndë.

Kjo specie gjendet kryesisht në Detin e Kuq dhe zakonisht jeton në thellësi të mëdha, ndërsa prania e tij në ujërat e Adriatikut dhe Jonit konsiderohet shqetësuese nga specialistët, për shkak të ndikimit negativ në ekosistemin detar dhe rrezikut për peshkatarët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.