KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liverpooli heq dorë nga Diomande – këta janë katër lojtarët që po i shqyrtojnë për sulmin

Liverpooli heq dorë nga Diomande – këta janë katër lojtarët që po i shqyrtojnë për sulmin

Sipas Ben Jacobs, Liverpool ka ndërprerë interesimin për Yan Diomande pasi u bë e qartë se sulmuesi i Leipzig preferon Paris Saint-Germain si destinacionin e tij të ardhshëm.

“Të Kuqtë” ishin gjithmonë të gatshëm të tërhiqeshin nga gara nëse procesi i transferimit zgjatej shumë, prandaj ata tashmë kanë një listë me alternativa të tjera.

Në krye të listës është ylli i PSG-së, Bradley Barcola, i cili mund të shitet nëse klubi francez e transferon Diomanden.

Megjithatë, Arsenali do të rivalizonte Liverpoolin për shërbimet e reprezentuesit francez, në rast se PSG ndryshon qëndrim dhe e bën atë të disponueshëm.

Liverpool po ashtu po monitoron Said El Mala të Kolnit, Matias Fernandez të Lille dhe Yankuba Minteh të Brightonit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë shenjë që klubi anglez të ketë hyrë në kontakte zyrtare me ndonjërin prej tyre./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.