Egli Tako ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, në emisionin “She’s on Top”, ku ndau disa nga kujtimet që i kanë mbetur më shumë në mendje nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur nga Sara Gjordeni nëse ka ndonjë moment që do të donte ta fshinte nga eksperienca e saj, Egli u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë.
“Për të fshirë nuk do ta fshija asnjë moment, sepse edhe po ta fshija unë, ai ekziston në çdo arkiva. Kështu që është e kotë të thuhet”, deklaroi ajo.
Foto: Facebook
Sa i përket momentit më të bukur, Egli kujtoi festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Sipas saj, atmosfera e asaj mbrëmjeje ishte shumë emocionuese dhe mbetet një nga kujtimet më të veçanta.
“Ka qenë Dita e Pavarësisë së Kosovës. Në fund të mbrëmjes, pasi kishim festuar, na vendosën muzikë patriotike dhe u futëm të gjithë në pishinë me rroba, pa mikrofona. Atë moment e mbaj mend si një nga më të gëzueshmet. Ishte momenti që gati më ka shpërthyer zemra”, u shpreh Egli.
Ajo ishte në kohën kur u shpall Gjesti fitues, në edicionin e katërt. /Telegrafi/
