KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ivana Knoll i dërgon mesazh Cristiano Ronaldos pas fitores së Kroacisë: Bëhu gati

Ivana Knoll i dërgon mesazh Cristiano Ronaldos pas fitores së Kroacisë: Bëhu gati

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Ganës, kombëtarja e Kroacisë siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, ku do të përballet me Portugalinë.

Me këtë rast, tifozja më e njohur kroate, Ivana Knoll, i ka dërguar një mesazh yllit portugez Cristiano Ronaldo.

Knoll ishte e pranishme në tribunat e stadiumit Lincoln Financial Field në Filadelfia, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Kroacisë dhe Ganës.

Foto: Instagram

Ajo tërhoqi edhe një herë vëmendjen me veshjen e saj karakteristike të tifozes.

U shfaq e veshur pjesën e sipërme me një kostum banje në ngjyrë të bardhë, të kombinuar me geta blu, ndërsa rreth qafës mbante një kravatë me kuadrate kuqezi-bardha, simbol i fanellës kroate.

Duke publikuar një fotografi nga tribunat në rrjetet sociale, Ivana shkroi: “Po rikthehemi në Toronto. Cristiano, bëhu gati”.

Mesazhi u interpretua si një paralajmërim me humor për përballjen e ardhshme mes Kroacisë dhe Portugalisë.

Kroacia do të luajë kundër Portugalisë në fazën eliminatore të Kupës së Botës më 3 korrik në Toronto, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës lokale të rajonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.