Ekipi finlandez Ence ka dështuar në turneun e Draculan 4, për t’u eliminuar edhe pa arritur në gjysmëfinale.
Pavarësisht që u panë si favorit pranë Fnatic, Ence pësoi humbje nga dy ekipe “të nivelit të tretë” për t’u përshëndetur me këtë turne.
Fillimisht, Ence pësoi humbje me rezultat 0-2 nga polakët Friendly Campers (10:13 në Nuke, 9-13 në dd2), e pastaj u eliminua përfundimisht pas humbjes 1-2 nga Lazers Cats.
Rigon “rigoN” Gashi kishte një vlerësim pozitiv prej 1.06, në këtë sfidën e fundit, megjithatë konfirmoi se ka mbetur i zhgënjyer me turneun në përgjithësi.
“Ky është sezoni për ne. Absolutisht i turpëruar dhe paraqitjet më të këqija në jetën time gjatë këtyre tre muajve. Jeta vazhdon dhe koha do të tregoj”, shkroi ai në “X”.
Përndryshe, Ence do të rikthehet në “aksion” gjatë muajit janar, ku do të marrin pjesë në një turne të nivelit më të lartë, Blast Bounty 2026 Season 1, ku gjenden edhe top ekipet si Vitality, Falcons, Furia, NaVi e FaZe.
Përpos “rigoN” me Ence, do të garojë edhe Aulon “krabeni” Fazlija me ekipin e tij, Fut Esports./Telegrafi/