KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët

Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të ngritura, duke rekomanduar masa mbrojtëse për qytetarët.

Përmes një postimi, IKSHPK ka theksuar se është me rëndësi të konsumohet ujë shpesh dhe të shmanget ekspozimi i zgjatur në diell.

“Pini ujë shpesh, hani ushqime të lehta e të freskëta, shmangni pijet alkoolike dhe me sheqer, vishuni me rroba të lehta dhe freskoni trupin me ujë”, thuhet në njoftim.

Instituti po ashtu rekomandon shmangien e kafesë së tepërt dhe aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe përdorimin e veshjeve të lehta që reflektojnë rrezet e diellit.

IKSHPK apelon që qytetarët të tregojnë kujdes të veçantë, sidomos të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e larta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.