Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve

    October 10, 2026

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    October 10, 2026

    “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve
    • Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
    • “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar
    • Mot me shi në Shqipëri
    • Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe
    • Kim Novak zbulon dëshirën e pazakontë për pas vdekjes, dëshiron që trupi t’i bëhet kompost
    • Moti në Kosovë, fundjava me shi
    • Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, October 10
    • Ballina
    • Lajme

      Moti në Kosovë, fundjava me shi

      October 10, 2026

      Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

      October 9, 2026

      Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

      October 9, 2026

      Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro

      October 9, 2026

      Rusi i arrestuar në Mal të Zi shpërndante dezinformata edhe për Kosovën

      October 9, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Zgjedhjet në SHBA, çfarë rrezikon ekonomia zvicerane nga rezultati i 3 nëntorit?

      October 9, 2026

      Një kandidat i së majtës me emrin Hitler Mussolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

      October 9, 2026

      Dugolli thotë se qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, publikon një video të Hamzës

      October 6, 2026

      Afati për zgjedhjen e presidentit skadon sot, a do të shkojmë sërish në zgjedhje?

      October 6, 2026

      Limaj: Shkuarja në zgjedhje do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

      September 30, 2026
    • Moti

      Mot me shi në Shqipëri

      October 10, 2026

      Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

      October 9, 2026

      E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

      October 9, 2026

      Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara

      October 8, 2026

      Prej nesër shi, javën tjetër priten edhe reshje bore në vendet më të larta malore

      October 8, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Deutsche welle

    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

    korrektpressBy korrektpressJune 28, 2026 Deutsche welle 6 Mins Read
    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur me nxehtësi ekstreme. Por temperaturat në mbarë botën po rriten gjithnjë e më shumë.

    Në vende si Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Japonia, muajt e nxehtë dhe të lagësht të verës bëhen të përballueshëm falë rrymës së ajrit të freskët nga gumëzhima e kondicionerit. Në shumë pjesë të Evropës, zgjidhja është shpesh shumë më e thjeshtë: mbyllja e roletave, ndezja e ventilatorit dhe mbajtja pranë e shumë uji me akull.

    Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, rreth 90 për qind e njerëzve që jetojnë në SHBA kanë kondicioner në shtëpi. Në Evropë, ku në disa raste mbizotërojnë kushte të ngjashme klimaterike, kjo përqindje është vetëm rreth 20 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), megjithëse ekzistojnë dallime të mëdha mes vendeve.

    Në Spanjë rreth gjysma e të gjitha banesave kanë ajër të kondicionuar. Ndërsa në Gjermani, sipas një studimi të porositur nga portali krahasues Verivox, vetëm rreth 6 për qind e banesave janë të pajisura me një sistem fiks kondicionimi, ndërsa 13 për qind të tjera përdorin pajisje portative, të cilat zakonisht ftohin dukshëm më dobët. Arsyeja është e qartë: deri para pak kohësh, kondicionerët nuk ishin të nevojshëm në shumë vende evropiane, veçanërisht në ato veriore.

    Vera të nxehta ka pasur – çfarë ka ndryshuar tani?

    Moti i nxehtë ka qenë gjithmonë pjesë e verës në Evropë. Por ndërkohë, valët ekstreme të të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive. Temperaturat e larta që zgjasin me ditë apo edhe javë rrezikojnë infrastrukturën, ekosistemet dhe shëndetin e njerëzve. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka treguar se këto valë ekstreme të nxehtit po shtohen më shpejt nga sa kishin parashikuar modelet klimatike, veçanërisht në Evropën Perëndimore.

    Një analizë e fundit nga ClimaMeter, një bashkim studiuesish evropianë që hulumtojnë fenomenet ekstreme të motit, zbuloi se temperaturat në qershor 2026 ishin rreth 2 deri në 4 gradë Celsius (3,6 deri në 7,2 gradë Fahrenheit) më të larta se sa do të kishin qenë në kushte të ngjashme në fund të shekullit të 20‑të. “Kjo situatë çon në një rritje të menjëhershme të kërkesës për energji elektrike për ftohje,” shpjegoi Tommaso Alberti, një studiues italian në ClimaMeter, në një deklaratë.

    Kërkesa për kondicionerë dhe pajisje ftohëse në Gjermani është rritur me 75 për qind midis viteve 2019 dhe 2024 – viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani. Eurovent, shoqata e industrisë për ngrohje, ventilim, ajër të kondicionuar dhe teknologji ftohjeje, ka regjistruar një rritje “të qëndrueshme” në vitet e fundit.

    Megjithatë, pavarësisht këtij trendi, në Evropë vazhdon të ketë rezistencë ndaj kondicionerëve, tha Stijn Renneboog, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Eurovent-it: “Në këshillat se si të qëndrojmë të freskët, që qarkullojnë në rrjetet sociale, ende shoh rekomandime për të mos përdorur kondicionerë”, i tha ai DW-së në një email. “Freskimi ende shumë shpesh konsiderohet luks”, shkruan Renneboog. Ndërkohë, nxehtësia përbën një rrezik serioz për shëndetin publik: “Në Evropë çdo vit ka dhjetëra mijëra vdekje të lidhura me temperaturat e larta”.

    Shtëpitë evropiane janë ndërtuar për ngrohje, jo për ajër të kondicionuar

    Për shumicën e evropianëve është e vështirë ta ruajnë freskinë në banesat e tyre gjatë verës. Shumë shtëpi dhe apartamente në Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës Qendrore dhe Veriore janë projektuar për të mbajtur nxehtësinë brenda gjatë muajve të ftohtë, por jo për të siguruar ftohje maksimale në vapë. Një studim i fundit tregoi se pothuajse gjysma e të anketuarve në të gjithë BE‑në mbështeten në përmirësimin e hijezimit dhe izolimit për t’i shpëtuar nxehtësisë. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëz po marrin në konsideratë edhe përdorimin e kondicionerëve.

    “Koha kur kondicionerët në Evropë ishin ende pak të përhapur po i afrohet fundit,” deklaroi Helge Brinkmann, zv/drejtor në Boston Consulting Group dhe specialist për energjinë e gjelbër dhe mjedisin, në një analizë shtatorin 2025.

    Megjithatë, sipas analizës, instalimi i një sistemi klimatizimi në ndërtesat e vjetra banimi në Evropë shpesh përbën sfidë. Punimet e gjera të rinovimit mund ta bëjnë të mundur vendosjen e sistemeve të reja. Por në qytetet evropiane me ndërtesa historike, shpesh duhet të kapërcehen edhe “pengesat shtesë administrative dhe estetike”.

    “Një problem serioz social dhe i politikës shëndetësore”

    Kostoja është një faktor tjetër që i pengon shumë evropianë të instalojnë një sistem klimatizimi. Rritja e çmimeve të energjisë e bën të kushtueshme përballimin e nxehtësisë, dhe 38 për qind e të anketuarve në një sondazh në shkallë të BE-së deklaruan se nuk kanë mundësi ta përballojnë ftohjen e banesës së tyre.

    Një studim nga viti 2020 shqyrtoi se si ngrohja globale po rrit nevojën për klimatizim në vendet me klimë të butë si Franca, Spanja, Suedia dhe Holanda. Përfundimi: shtresat e popullsisë me të ardhura më të ulëta preken në mënyrë disproporcionale. Stijn Renneboog nga Eurovent shpjegon se ngrohja në dimër konsiderohet një nevojë bazë, por kjo nuk vlen njësoj për ftohjen: “Ndoshta duhet të pranojmë gjithashtu se pamundësia për t’i ftohur ndërtesat në mënyrë të sigurt gjatë verës po kthehet gjithashtu në një problem serioz social dhe shëndetësor”.

    Edhe shqetësimet mjedisore deri tani e kanë frenuar përhapjen e kondicionerëve në Evropë. Konsumi total i energjisë për ftohjen e ndërtesave të banimit dhe hapësirave të tjera në BE është rritur në mënyrë konstante gjatë dekadës së fundit, veçanërisht që nga viti 2020. Të dhënat më të fundit nga zyra evropiane e statistikave Eurostat tregojnë se, ndonëse konsumi i energjisë për ngrohjen e ndërtesave në vitin 2024 ka shënuar një rënie të lehtë, konsumi i energjisë për ftohje u rrit me 15,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

    A ka alternativa ndaj kondicionerëve?

    Po, ekzistojnë alternativa më miqësore me mjedisin ndaj kondicionerëve tradicionalë, shpjegon Jean‑Sebastien Broc nga Instituti për Politikën Evropiane të Energjisë dhe Klimës gjatë një vale të nxehti në korrik 2025: “Ndërtesat e reja mund të projektohen në mënyrë që të kufizohet nevoja për ftohje, duke u dhënë përparësi alternativave ndaj kondicionerëve.”

    Këto alternativa përfshijnë projektimin e ndërtesave në mënyrë që të mundësohet qarkullimi natyror i ajrit në hapësira, si dhe përdorimin e materialeve që depozitojnë më pak nxehtësi.

    Për më tepër, ndërtesat duhet të kenë sisteme të përmirësuara mbrojtjeje nga dielli, si roleta, tenda dhe streha çatie. Pompat moderne të nxehtësisë – tashmë standard në disa vende, ndërsa ende relativisht të shtrenjta në të tjera – përbëjnë një mënyrë efikase për nga energjia dhe emetimet për ngrohjen e shtëpive. Versionet moderne mund të përfshijnë edhe funksion ftohjeje, i cili është i dobishëm gjatë verës.

    Përveç masave në ndërtesa, hapësirat e gjelbra dhe elementet ujorë mund të kontribuojnë gjithashtu në ftohjen e qyteteve dhe në uljen e efektit të ishullit të nxehtësisë urbane; shumë qytete po mbështeten në zgjidhje të përbashkëta si sistemet e mjegullës spërkatëse dhe qendrat publike të ftohjes. Në qytete si Parisi, Stokholmi dhe Kopenhaga, klimatizimi po centralizohet tashmë – në mënyrë të ngjashme me ngrohjen qendrore – përmes ftohjes së centralizuar: uji i ftohtë transportohet përmes tubave nëntokësorë në disa ndërtesa për t’i ftohur ato.

    TË TJERA

    BMW hap një kapitull të ri në Gjermani

    Merz i indinjuar që ish-kancelari gjerman Schroeder festoi ditëlindjen e Putinit

    Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”

    Britania ‘hap derën’ për Gjermaninë në programin për aeroplanët luftarakë të gjeneratës së re

    Gjermania ka të drejtë të riarmatoset, por frika e Evropës për këtë ka baza të forta

    Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania bashkojnë forcat për të luftuar sabotazhet dhe sulmet kibernetike

    AfD-ja kërkon t’i jepet fund mbështetjes gjermane për Ukrainën

    LEXO GJITHASHTU

    Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve

    October 10, 2026

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    October 10, 2026

    “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar

    October 10, 2026

    Mot me shi në Shqipëri

    October 10, 2026
    TË TJERA

    Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe

    October 10, 2026

    Kim Novak zbulon dëshirën e pazakontë për pas vdekjes, dëshiron që trupi t’i bëhet kompost

    October 10, 2026

    Moti në Kosovë, fundjava me shi

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.