KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

A tha vërtet Haaland se Messi “nuk e lë të prekë Këpucën e Artë”?

A tha vërtet Haaland se Messi “nuk e lë të prekë Këpucën e Artë”?

Në rrjetet sociale po qarkullon një pretendim viral se sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka bërë një koment pas ndeshjes duke thënë: “Messi nuk do të më lejojë kurrë të prek Këpucën e Artë të Botërorit”, në lidhje me garën për golashënuesin më të mirë në Kupën e Botës 2026.

Sipas postimeve të shpërndara gjerësisht, thuhet se Lionel Messi shënoi golin e tij të gjashtë në turne pas një goditjeje dënimi, duke kaluar në krye të listës së golashënuesve, ndërsa Haaland, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele mbetën me nga katër gola secili.

Megjithatë, verifikimet tregojnë se ky pretendim nuk është i vërtetë.

Nuk ekziston asnjë postim i tillë në rrjetet sociale zyrtare të Haaland, dhe asnjë burim i besueshëm mediatik nuk e ka konfirmuar deklaratën.

Fotografia që po qarkullon duket të jetë e manipuluar dhe me shumë gjasë një rast “photoshopi”.

Në realitet, bëhet fjalë për një lajm të rremë që është shpërndarë në mënyrë virale online, pa asnjë bazë zyrtare apo konfirmim nga lojtari norvegjez apo përfaqësuesit e tij.

Kjo nuk është hera e parë që emrat e yjeve të futbollit përdoren në postime të rreme që krijohen për të gjeneruar klikime dhe reagime në rrjete sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.