KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dramë në kohën shtesë, Austria dhe Algjeria marrin rezultatin që iu nevojitej të dyjave

Dramë në kohën shtesë, Austria dhe Algjeria marrin rezultatin që iu nevojitej të dyjave

Algjeria dhe Austria kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, një rezultat që u mjaftoi të dyja kombëtareve për të siguruar kalimin në fazën e 1/16-ës.

Austria kaloi e para në epërsi në minutën e 28-të, kur Marko Arnautovic shfrytëzoi një asistim të saktë nga David Alaba dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Algjeria reagoi para pushimit dhe barazoi në minutën e 45-të. Rafik Belghali realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke mposhtur portierin Alexander Schlager për rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Austria riktheu avantazhin në minutën e 55-të. Konrad Laimer shërbeu për Marcel Sabitzer, i cili shënoi me goditje të parë për 2-1.

Megjithatë, Algjeria nuk u dorëzua. Vetëm pesë minuta më vonë, Houssem Aouar asistoi për Riyad Mahrez, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte topin në portën e zbrazët dhe të barazonte shifrat në 2-2.Në minutat shtesë, ndeshja mori një kthesë dramatike dhe u mbyll me një spektakël të vërtetë.

Kur dukej se Algjeria po shkonte drejt fitores, Riyad Mahrez realizoi në minutën e 90+4 një gol vendimtar. Pas një aksioni të shpejtë, kapiteni algjerian u gjend në pozicion ideal dhe me një goditje të saktë mposhti portierin austriak, duke përmbysur rezultatin në 3-2 dhe ndezur festën e tifozëve.

Megjithatë, Austria nuk u dorëzua. Në minutën e 90+6, Saša Kalajdžić shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 3-3, duke vulosur një barazim spektakolar në sekondat e fundit.

Ky rezultat i dërgoi të dyja kombëtaret në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pas një ndeshjeje plot emocione dhe përmbysje deri në fishkëllimën e fundit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.