KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Anglia mposht Panamanë fal Bellingham dhe Kane – del si e para e grupit

Anglia mposht Panamanë fal Bellingham dhe Kane – del si e para e grupit

Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin L të Kupës së Botës, pasi mposhti Panamanë me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel e dominoi takimin, por iu desh të priste deri në pjesën e dytë për të zhbllokuar rezultatin.

Në minutën e 62-të, Jude Bellingham përfitoi nga një goditje nga këndi e Bukayo Sakas dhe realizoi për epërsinë 1-0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Anglia vulosi fitoren. Jude Bellingham asistoi bukur për Harry Kane, i cili nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore, Anglia e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me shtatë pikë, duke siguruar kualifikimin në fazën eliminatore si lider i Grupit L.

Nga ana tjetër, Panamaja e përfundon aventurën në Kupën e Botës pa asnjë pikë, duke u eliminuar pas tri humbjeve në po aq ndeshje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.