KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Messi nuk do të luajë titullar ndaj Jordanisë – përzgjedhësi Scaloni zbulon arsyen e këtij vendimi

Messi nuk do të luajë titullar ndaj Jordanisë – përzgjedhësi Scaloni zbulon arsyen e këtij vendimi

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se Lionel Messi do të fillojë ndeshjen nga banka rezervë në sfidën e fundit të fazës së grupeve, pasi kombëtarja tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Scaolni ka theksuar se synimi është menaxhimi i ngarkesës së kapitenit, duke i dhënë njëkohësisht mundësi edhe lojtarëve të tjerë të skuadrës për të treguar veten para fazës së nokautit.

Scaloni bëri të ditur se Messi do të nisë nga stoli ndeshjen kundër Jordanisë në Dallas. Me kualifikimin tashmë të siguruar, trajneri ka vendosur ta pushojë kapitenin, duke i dhënë hapësirë pjesës tjetër të skuadrës për të marrë minuta të vlefshme.

Duke u larguar nga praktika e zakonshme e moszbulimit të formacionit, Scaloni e konfirmoi paraprakisht rolin e Messit në këtë ndeshje.

Tekniku argjentinas tha se vendimi është marrë për të menaxhuar lodhjen e veteranit, por edhe për t’u dhënë mundësi bashkëlojtarëve të tij të luajnë.

“Lionel Messi do të jetë në stol, por po ju tregoj sepse jeni ju. Messi me shumë gjasë do të luajë pjesën e dytë”.

“Është një vendim i marrë kryesisht që edhe bashkëlojtarët e tij të kenë minuta. Do të shohim sa minuta do të luajë”.

“Lojtarët që do të luajnë nesër e meritojnë të jenë në fushë. Ata janë pjesë e skuadrës dhe një pjesë e madhe e asaj që është arritur është falë tyre, prandaj edhe kur nuk luajnë, ata mbeten të rëndësishëm”.

“Shpresa ime si trajner është që skuadra të luajë njësoj, edhe nëse lojtarët ndryshojnë”, ka thënë Scaloni./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.