KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Ismet Munishi vazhdon te Liria, nënshkruan kontratë trevjeçare

Zyrtare: Ismet Munishi vazhdon te Liria, nënshkruan kontratë trevjeçare

FC Liria ka konfirmuar se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe për tre vitet e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate në rrjetet sociale zyrtare të klubit, ku theksohet se vazhdimi i bashkëpunimit me Munishin është një nga hapat e parë të projektit të ri të klubit, i bazuar në stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë.

Klubi ka shprehur besim të plotë në punën, përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe në ndërtimin e ekipit për sezonet e ardhshme.

“Së bashku do të punohet për krijimin e një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, me synimin për ta rikthyer FC Lirinë aty ku e ka vendin”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund të komunikatës, FC Liria i ka uruar Ismet Munishit suksese në vazhdim, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i tyre do të sjellë rezultate pozitive dhe do t’i gëzojë tifozët bardhezi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.