KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik,  Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot

SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik,  Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar rëndësinë e fesë në jetën e vendit, duke deklaruar se ajo është rikthyer më e fortë se në shumë vite.

Në një deklaratë publike, Trump u shpreh se feja po fiton sërish një rol të rëndësishëm në shoqërinë amerikane.

“Feja është rikthyer në vendin tonë më e madhe dhe më e fuqishme se sa ka qenë për shumë e shumë vite. Që një komb të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot”, tha ai.

Trump shtoi se, sipas bindjes së tij, një shoqëri nuk mund të funksionojë siç duhet pa besimin fetar dhe Zotin.

“Nëse nuk i ke këto, duket se gjërat thjesht nuk funksionojnë, apo jo?”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat e liderit amerikan pritet të nxisin reagime të ndryshme, pasi roli i fesë në jetën publike dhe raporti mes fesë dhe shtetit mbeten tema që vazhdojnë të debatohen në SHBA.

Ndryshe, sipas pikëpamjes juridike dhe kushtetuese, SHBA-ja është një shtet laik, me ndarje ndërmjet shtetit dhe fesë, ndërsa në praktikë feja vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm në kulturën dhe debatin publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.