KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ushtria amerikane publikon pamje të sulmeve ndaj Iranit

Ushtria amerikane publikon pamje të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) ka publikuar në rrjetet sociale një video bardhezi, për të cilën pretendon se tregon sulmin e kryer mbrëmë ndaj Iranit.

Në video, e cila është e shënuar si material publik (“unclassified”), shihen shpërthime dhe shtëllunga tymi që ngrihen në ajër, por objektivi i sulmit nuk mund të identifikohet qartë.

Ky është sulmi i parë amerikan që nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy vendeve. Dokumenti, i njohur edhe si Deklarata e Islamabadit, u nënshkrua nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu iranian, Masoud Pezeshkian.

Me këtë memorandum u ra dakord për një ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha zonat e konfliktit, përfshirë edhe Libanin. Marrëveshja parashikon përfundimin e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për lundrim të lirë dhe të sigurt të anijeve tregtare.

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara u zotuan të lëshojnë leje të përkohshme për eksportin e naftës iraniane në tregun botëror, si dhe të nisin procesin e zhbllokimit të aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Memorandumi shërben si bazë politike për negociatat, të cilat brenda 60 ditëve synojnë të çojnë në një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse të paqes, duke përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor iranian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.