KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E jashtëzakonshme: Kepi i Gjelbër avancon në fazën e eliminimit direkt të Botërorit

E jashtëzakonshme: Kepi i Gjelbër avancon në fazën e eliminimit direkt të Botërorit

Kepi i Gjelbër ka shtangur të gjithë për ta kaluar fazën e grupeve pas barazimit me Arabinë Saudite.

Edhe pse shihej si një nga përfaqësueset e mundshme, ndoshta edhe për t mbetur pa pikë, Kepi i Gjelbër kaloi tutje duke qenë të pamposhtur, pasi arriti të merrte barazim edhe me Spanjën.

Me një paraqitje fantastike, pavarësisht që u krye pa gola – Kepi i Gjelbër mori një pikë të madhe me Arabinë Saudite për të mbledhur tre sosh, të mjaftueshme për të vazhduar tutje.

Faktikisht, ata mundën lehtësisht t’i merrnin pikët e plota por Semedo nuk i shfrytëzoi disa raste.

Vlen të ceket se paraqitja e portierit Vozinha gjithashtu ishte në nivelin më të lartë, ku sërish fitoi zemrën e tifozëve me pritje të njëpasnjëshme.

Kësisoj, Kepi i Gjelbër e mbyll këtë fazë grupore me tre pikë ndërsa Arabia Saudite si vend i fundit me dy sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.