KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vdes ikona e kinematografisë turke, Kadir Inanir

Vdes ikona e kinematografisë turke, Kadir Inanir

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ikona e kinematografisë turke, Kadir Inanır.

Aktori i njohur turk ishte shtruar në spital pas problemeve me frymëmarrjen dhe një infeksioni në mushkëri.

Gjendja e tij shëndetësore më pas ishte përkeqësuar, duke bërë që ai të merrte trajtim intensiv dhe kujdes të specializuar mjekësor.

Sipas raportimeve, Inanır ishte trajtuar edhe për pneumoni, një infeksion i mushkërive që kishte ndikuar në gjendjen e tij.

Inanır lindi më 15 prill 1949 në Fatsa të provincës Ordu, në Turqi. Ai ishte aktor dhe regjisor, ndërsa gjatë një karriere të gjatë u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme dhe më të dashura të kinemasë turke, shkruajnë mediat turke.

– YouTube www.youtube.com

Ai u bë i famshëm për rolet e tij në shumë filma të suksesshëm, ku shpesh portretizonte personazhe të forta, krenare dhe me një karakter të veçantë. Gjatë karrierës së tij artistike, Inanır mori pjesë në rreth 182 filma kinematografikë dhe 12 seriale televizive.

Për kontributin e tij në art, ai u nderua me disa çmime të rëndësishme, përfshirë vlerësime për aktorin më të mirë në festivale të njohura të filmit turk.

Inanır mbetet një nga emrat simbol të epokës së artë të kinemasë turke, duke lënë pas një trashëgimi të madhe artistike dhe një karrierë që do të kujtohet nga shumë breza.

Ndryshe, në vitin 2013, aktori kishte vizituar Kosovën, ku ishte pritur edhe nga atëherë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.