KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Anglisë në dyshim për sfidën ndaj Panamasë – Tuchel pritet të bëjë këto tri ndryshime

Ylli i Anglisë në dyshim për sfidën ndaj Panamasë – Tuchel pritet të bëjë këto tri ndryshime

Një lojtar kyç i kombëtares së Anglisë është në dyshim të madh për pjesëmarrje në ndeshjen e ardhshme të Grupit L të Kupës së Botës kundër Panamasë, ndërsa përzgjedhësi Thomas Tuchel po planifikon tri ndryshime nga barazimi me Ganën.

Anglia aktualisht kryeson Grupin L pas dy ndeshjeve, por ende nuk e ka siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ave.

Megjithatë, kualifikimi i “Tre Luanëve” mund të konfirmohet që sonte (26 qershor), nëse dy nga skuadrat e vendeve të treta në grupet në lojë mbeten me tre pikë ose më pak. Skuadra e Tuchel ka 4 pikë pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë dhe barazimit pa gola ndaj Ganës.

Një barazim mes Uruguait dhe Spanjës do ta siguronte gjithashtu kalimin e Anglisë në fazën nokaut para ndeshjes me Panamanë më 27 qershor.

Pavarësisht se kualifikimi duket afër, shqetësime të mëdha ka për gjendjen fizike të disa lojtarëve kryesorë para duelit me Panamanë.

Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Reece James, i cili ka startuar në dy ndeshjet e para, është në dyshim serioz. Sipas talkSPORT, mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jarell Quansah, pritet ta zëvendësojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Në të majtë, Nico O’Reilly mund të marrë vendin e Djed Spence, i cili u la jashtë formacionit në ndeshjen ndaj Ganës pas startit kundër Kroacisë.

Në krahun e djathtë të sulmit, Bukayo Saka pritet të rikthehet si titullar përpara shokut të tij te Arsenal, Noni Madueke, i cili ka startuar në dy ndeshjet e para.

Në të majtë, pavarësisht thirrjeve për Marcus Rashford, duket se Anthony Gordon do ta mbajë vendin e tij në formacion.

Ndërkohë, gjendja e mesfushorit Declan Rice mbetet gjithashtu në dyshim, pasi ai mungoi në stërvitjen e së enjtes, edhe pse ende mund të startojë në ndeshje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.