Nga LSDM thonë se kryeministri, Hristijan Mickoski më në fund e pranoi se nuk ka ndryshim në kornizën negociuese dhe se ai qëllimisht po e bllokon vendin.
“Pas dy vitesh gënjeshtrash, Hristijan Mickoski më në fund pranoi atë që LSDM ka thënë që nga fillimi.
Mickoski deklaroi se nuk pret ndryshim në kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, sepse kjo kërkon një konsensus nga të gjitha shtetet anëtare. Këtë e thoshin ekspertët, LSDM dhe vetë Bashkimi Evropian dy vjet më parë.
Por atëherë, kur të tjerët e thoshin, Mickoski dhe grupi kriminal OBRM-PDUKM u quajtën “tradhtarë”. Për dy vjet, ata e mbajtën peng vendin me premtimin e rremë se do të ndryshonin kornizën negociuese.
Ai pranon se premtimet e tij ishin joreale dhe vetëm propagandë. Ai pranon se e gjithë politika e tij ndaj BE-së ishte e bazuar në gënjeshtra.
Ky është një pranim i falimentimit politik. Mickoski erdhi në pushtet me gënjeshtra. Për dy vjet ai e udhëhoqi vendin në drejtimin e gabuar. Tani, kur nuk ka më ku të fshihet, ai është i detyruar të pranojë të vërtetën”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
