Komuna e Vitisë ka njoftuar se kanë vazhduar investimet në infrastrukturën rrugore në dy projekte për Komunën e Vitisë.
Sipas njoftimit thuhet se kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka theksuar se investimet në infrastrukturë mbeten një nga prioritetet kryesore të komunës, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, lidhjen më të mirë të fshatrave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se punimet po vazhdojnë ne stubëll-Staniq dhe Remik i Ri, Sllatinë e Epërme, të cilat do të përmirësojnë lidhjen ndërmjet fshatërave dhe do të krijojnë mundësi të reja zhvillimi.
“Rruga Stubëll – Stanqiq do të lidhë Vernakollën, Llokmën dhe Stanqiqin, duke krijuar një qarkullim më të shpejtë drejt qytetit të Gjilanit dhe në drejtim të Kumanovës. Ndërkaq, rruga Remnik i Ri – Sllatinë e Epërme, pjesë e njohur si “Rruga e Mbretit”, do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Remnikut të Ri, Sadovinës së Jerlive, Sadovinës së Çerkezëve dhe Sllatinës së Epërme me rrugën për në Viti, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e këtyre zonave”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
