KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

“Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Para 63 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner”, Jam qytetar i Berlinit, duke shprehur mbështetjen e SHBA-së për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.

Fjalimi i 26 qershorit ishte vlerësuar gjerësisht si fjalimi më i njohur i Luftës së Ftohtë dhe fjalimi më i famshëm antikomunist.

Kennedy synonte të nënvizonte mbështetjen e SHBA-së për Gjermaninë Perëndimore 22 muaj pasi Gjermania Lindore e pushtuar nga Sovjetikët ngriti Murin e Berlinit për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim.

Presidenti amerikan gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht.

“Ka disa që thonë se komunizmi është e ardhmja. Le të vijnë të shohin Berlinin!. Sot në botën e lirë, thënia më krenare është ‘Jam qytetar i Berlinit, Ich bin ein Berliner’”, tha ndër të tjera Kennedy. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.