KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion i gjerë në Fushë Kosovë, nis grumbullimi i mbeturinave dhe pastrimi i pikave grumbulluese

Aksion i gjerë në Fushë Kosovë, nis grumbullimi i mbeturinave dhe pastrimi i pikave grumbulluese

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebeza ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht shërbimi i grumbullimit të mbeturinave, si dhe pastrimi dhe larja e hapësirave ku ato grumbullohen.

Përmes një postimi në Facebook, Prebeza bëri të ditur se ekipet janë angazhuar çdo ditë për të siguruar një mjedis më të pastër për qytetarët e Fushë Kosovës.

“Mirëmëngjesi, të dashur qytetarë të Fushë Kosovës. Ju njoftoj se tashmë kemi filluar me shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, si dhe me pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat. Punët po vazhdojnë çdo ditë, me angazhim të plotë, për një qytet më të pastër”, ka shkruar Prebeza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.