KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Investim prej 3 milionë eurosh për Shalën e Mitrovicës, nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 23.4 km rrugë

Investim prej 3 milionë eurosh për Shalën e Mitrovicës, nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 23.4 km rrugë

Kryetari komunës së Mitrovicës Faton Peci, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për realizimin e një projekti infrastrukturor në zonën e Shalës, asfaltimin e 23.4 kilometrave rrugë.

Sipas Pecit, vlera e investimit arrin në rreth 3 milionë euro dhe projekti do të realizohet përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Nënshkrova kontratën që i jep kahje zhvillimit të Shalës përmes projektit infrastrukturor të asfaltimit të rrugëve. Pasurisë natyrore kur i shtohet investimi, nuk mund t’i mungojë zhvillimi. Për Shalën, për Mitrovicën”, ka shkruar Peci në një postim në Facebook.

Tutje thuhet se projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e Shalës./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.