KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrihen mes veti dy policë brenda Stacionit policor në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e tyre

Rrihen mes veti dy policë brenda Stacionit policor në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e tyre

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen se janë rrahur mes veti brenda stacionit policor në Prishtinë.

IPK në një përgjigje për Telegrafin thekson se njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “sulm”.

“Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale ‘Sulm’. Hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigje.

IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

“Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.