KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Komuna e Prishtinës siguron një shërbim shëndetësor falas për rastet sociale

Komuna e Prishtinës siguron një shërbim shëndetësor falas për rastet sociale

Drejtoria e Mobilitetit në Komunën e Prishtinës ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me Poliklinikën e syve “Lanti”, me qëllim lehtësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për rastet sociale dhe punonjësit e administratës komunale.

Drejtori i Mobilitetit, Donat Lushaku, bëri të ditur se marrëveshja parasheh sigurimin e dy vendparkingjeve për nevojat e poliklinikës, ndërsa në këmbim kjo e fundit do të ofrojë shërbime falas për qytetarët në nevojë.

“Përmes kësaj marrëveshjeje kemi siguruar dy vendparkingje për shërbimet mjekësore që ofron Poliklinika ‘Lanti’, ndërsa në këmbim ajo do të ofrojë shërbime falas për të gjitha rastet sociale që Komuna i ka në regjistër zyrtar dhe që përfitojnë ndihmë apo subvencionim”, shkroi Lushaku, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se marrëveshja përfshin edhe lehtësime për stafin e komunës. “Poliklinika do të ofrojë gjithashtu 20 për qind zbritje në shërbime për të gjithë punëtorët e administratës komunale, asambleistët dhe stafin politik”, tha ai.

Sipas Lushakut, ky bashkëpunim paraqet një shembull pozitiv të koordinimit ndërsektorial në shërbim të qytetarëve. “Në marrëveshje të tilla, ku të gjithë janë përfitues dhe ku altruizmi e bashkëpunimi ndërsektorial gjejnë vend, kënaqësia dhe satisfaksioni profesional e human janë të mëdha”, u shpreh ai.

Marrëveshja është nënshkruar me drejtorin e Poliklinikës së syve “Lanti”, Azem Salihu, dhe synon të forcojë partneritetin ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në funksion të interesit publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.