KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ja kur mund të dalin në shitje Samsung Galaxy Z Fold8, Fold8 Ultra dhe Flip8

Ja kur mund të dalin në shitje Samsung Galaxy Z Fold8, Fold8 Ultra dhe Flip8

Samsung Galaxy Z Fold8 (i Gjerë), Galaxy Z Fold8 Ultra dhe Galaxy Z Flip8 thuhet se do të zbulohen më 22 korrik në një ngjarje në Londër.

Dhe nëse Samsung vërtet i zbulon këto telefona të palosshëm atë ditë, shitjet e tyre mund të fillojnë në fillim të gushtit.

Ende nuk ka asnjë informacion nga Samsung për datën e zbulimit ose shitjes së këtyre telefonave, por nëse i besojmë platformës letoneze të tregtisë elektronike PriceBee, Galaxy Z Fold8 do të jetë i disponueshëm duke filluar nga 5 gushti. Të paktën në Evropë.

Së bashku me Galaxy Z Fold8, Galaxy Z Fold8 Ultra dhe Galaxy Z Flip8 gjithashtu mund të dalin në shitje më 5 gusht.

Samsung pritet të zbulojë orët e reja Galaxy së bashku me telefonat e palosshëm më 22 korrik, kështu që mund t’i shohim edhe ato të dalin në shitje duke filluar nga 5 gushti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.