KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Donald Trump vlerëson suksesin e Kupës së Botës dhe mbështet ekipin e ShBA-ve

Donald Trump vlerëson suksesin e Kupës së Botës dhe mbështet ekipin e ShBA-ve

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, ka theksuar shifrat rekord në Kupën e Botës 2026, e cila aktualisht po bashkëorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Trump ndihet i lumtur me organizimin e Kupës së Botës 2026 nga vendi i tij dhe me rekordet që po thuhen në këtë fillim të Kampionatit Botëror.

“Siç e dini, gjatë disa javëve të fundit, Amerika ka qenë me krenari pritëse e Kupës së Botës 2026. Dhe po vendos rekorde pjesëmarrjeje dhe rekorde televizive si kurrë më parë. Kush do ta kishte menduar se kjo do të ndodhte! Ata thonë se nuk është sporti ynë kryesor, por po ndodh”, ka thënë fillimisht Trump.

“Dua ta përgëzoj mikun tim – Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Është fantastike të punosh me të. Ai është shumë i lumtur; gjithçka është një rekord, është sikur të kesh Super Bowl çdo ditë”.

“Dhe e di që të gjithë bashkohen me mua duke i uruar ekipit të SHBA-së fat të mbarë në ndeshjen e tyre kundër Turqisë në Los Angeles. Ata po luajnë shkëlqyeshëm”, përfundoi presidenti i ShBA-ve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.