Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka dalë me njoftim se gjatë ditës së sotme do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të jenë në këto zona: Rr. “Gjergj Fishta”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Hetem Voca”, OMNI Sport, fshati Shupkovc (te Alaj), Rr. “Bislim Bajgora” dhe fshati Vaganicë.
Ndërsa në rrjetin e kanalizimit intervenimet do të jenë në këto zona: rrjeti i kanalizimit, Rr. “Haki Misini”, Rr. “Mbretëresha Teutë” dhe Rr. “Ukshin Kovaçica”.
Punimet përfshijnë sanimin e defekteve, eliminimin e rrjedhjeve dhe mirëmbajtjen e rregullt të rrjetit, me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.
KRU “Mitrovica” Sh.A. thekson se është e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit./Telegrafi/
