KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

A e dini se për çfarë paralajmëron kjo shenjë trafiku?

A e dini se për çfarë paralajmëron kjo shenjë trafiku?

Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e maturës dhe kohën kur nuk duhej të mendonim për shpenzimet e jetesës.

Pjesën më të madhe të njohurive i përsërisim çdo ditë në praktikë duke vozitur makinë, motor, kamion etj., por ndoshta edhe kemi harruar diçka. Prandaj ju pyesim për kuptimin e këtij shenje, e cila është e rrallë në rrugët tona, por mund të haset.

A e dini çfarë do të thotë kjo shenjë? Bëhet fjalë për një trekëndësh me skaj të kuq që tregon kryqëzim rrugësh me rëndësi të njëjtë.

Kjo është një shenjë paralajmëruese për një kryqëzim ku duhet t’u jepni përparësi automjeteve që vijnë nga ana e djathtë. Pra, kur e shihni këtë shenjë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse zbatohet rregulli i anës së djathtë.

Rregulli i anës së djathtë thotë se në një kryqëzim rrugësh me rëndësi të njëjtë, ose kur takohen dy automjete, shoferi është i detyruar t’i japë përparësi automjetit që vjen nga ana e djathtë e tij.

Gjithashtu, shoferi që kthen majtas duhet t’i japë përparësi automjetit që vjen përballë dhe vazhdon drejt ose kthen djathtas, përveç nëse shenjat e trafikut tregojnë ndryshe.

Si çdo rregull, edhe këto kanë përjashtime: në kryqëzim ose kur takoheni me një mjet që lëviz në shina, shoferi duhet t’i japë përparësi atij mjeti pavarësisht nga cila anë vjen, përveç nëse shenjat e trafikut përcaktojnë ndryshe. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.