KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Prizren arrestohet një i kërkuar, dërgohet për vuajtje të dënimit

Në Prizren arrestohet një i kërkuar, dërgohet për vuajtje të dënimit

Një person i kërkuar nga autoritetet është arrestuar në Prizren dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, më 24 qershor 2026, njësiti për realizimin e urdhëresave në Stacionin Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin R.G., mashkull nga Prizreni.

I njëjti ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Sipas Policisë, i arrestuari është dënuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Pas arrestimit, R.G. fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është transferuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e personave të kërkuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.