Lionel Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të paraqitet edhe në Kupën e Botës 2030, duke lënë derën e hapur për një tjetër kapitull në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Ylli argjentinas po shkëlqen në Botërorin 2026, ku tashmë ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës me 18 gola. Messi theu rekordin e legjendës gjermane, Miroslav Klose, i cili kishte realizuar 16 gola.
Kapiteni i Argjentinës e nisi turneun me një het-trik ndaj Algjerisë, ndërsa më pas shtoi edhe dy gola në fitoren ndaj Austrisë, duke e çuar në 18 numrin e golave në skenën më të madhe të futbollit.
Megjithëse do të ishte 43 vjeç në Botërorin e ardhshëm, Messi nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes.
“Nuk e di. E vërteta është se nuk po e mendoj këtë tani. Duket larg, por siç kam thënë, dua të fokusohem tek e tashmja. Do të vazhdoj për aq kohë sa mund të kontribuoj, të ndihem mirë fizikisht dhe t’i ndihmoj bashkëlojtarët”, ka deklaruar Messi.
Për momentin, fokusi i tetë herë fituesit të Topit të Artë mbetet te Botërori 2026, ku Argjentina synon të mbrojë titullin e kampionit të botës, ndërsa Messi vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë histori. /Telegrafi/
