KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetin social X momente nga takimi më ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Ceyhun Erciyes.

“Është kënaqësi të mirëpresim ambasadorin e ri të Turqisë vëllazërore”, shkruan Rama në X.

Rama ripostoi mesazhin e ambasadës turke në Tiranë ku vlerësohet “niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”.

“Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. B. Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s”, thuhet ne postimin e ambasades turke. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.