KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Janevska: Asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna, po rrisim cilësinë e arsimit

Janevska: Asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna, po rrisim cilësinë e arsimit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna në procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, megjithëse, siç theksoi ajo, në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve është zvogëluar me 17 mijë.

“Jam në dijeni se ka reagime ndaj optimizimit, por më lejoni të përsëris, askush nuk do të shkarkohet nga puna”, tha Janevska në një konferencë për shtyp në Qeveri, ku paraqiti një raport mbi punën dyvjeçare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kur mori detyrën dy vjet më parë, ajo thotë se gjeti probleme serioze në sistemin arsimor, por që, siç deklaroi, fokusi tani është në cilësinë e arsimit dhe shkencës.

“Dy vjet më parë u përballëm me një kataklizmë. Ne ndaluam rënien e mëtejshme dhe me punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar tani po e rrisim cilësinë e arsimit dhe po e promovojmë shkencën”, shtoi Janevska./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.