KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASHAK zgjedh Kryesinë, për herë të parë një grua në krye të këtij institucioni

ASHAK zgjedh Kryesinë, për herë të parë një grua në krye të këtij institucioni

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.

Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

  • anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
  • akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
  • anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
  • anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve. /Telegrafi/
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.