KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shqiptohen dy gjoba për ndotjen e mjedisit në Ferizaj

Shqiptohen dy gjoba për ndotjen e mjedisit në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se Drejtoria e Inspeksionit ka shqiptuar dy gjoba për ndotjen e ambientit.

Njëra nga gjobat është shqiptuar në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, ku ishte krijuar një deponi ilegale nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kishin hedhur sasi të mëdha mbeturinash.

“Personi përgjegjës është identifikuar dhe ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq, gjoba e dytë është shqiptuar në rrugën “Jamia Shehu”, ku mbeturinat dhe materialet e ngurta kishin krijuar pengesa për qytetarët.

Inspektorati Komunal ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë rastet e ndotjes, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë në komunë./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.