Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote

    June 23, 2026

    Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L

    June 23, 2026

    Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote
    • Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L
    • Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin
    • Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme
    • How long will this heat wave last?
    • Sa do të zgjasë kjo valë e të nxehtit?
    • Shumë prej legjendave e përmendën emrin e tij – por kush është lojtari më i mirë i Zvicrës sipas Granit Xhakës
    • “Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes kërkesave për dorëheqje
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë – pse ndodh dhe si mund të parandalohet?

    Dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë – pse ndodh dhe si mund të parandalohet?

    korrektpressBy korrektpressJune 23, 2026 Dhimbja e qafës 6 Mins Read
    Dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë - pse ndodh dhe si mund të parandalohet?
    Dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë - pse ndodh dhe si mund të parandalohet?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhimbja e qafës nuk lidhet vetëm me posturën, por edhe me mungesën e lëvizjes, stresin dhe forcën muskulore; ndaj parandalimi kërkon ushtrime, pushime të rregullta dhe ambient pune të përshtatur

    Rilind Shala, PT, MSc, PhD (Cand)
    Fizioterapeut

    Dhimbja e qafës përbën një nga ankesat muskuloskeletore më të shpeshta tek personat që punojnë në ambiente zyre. Zhvillimi i teknologjisë dhe dixhitalizimi i pothuajse çdo profesioni kanë bërë që një pjesë e madhe e ditës të kalohet përpara kompjuterit, shpesh në të njëjtin pozicion për orë të tëra. Si rezultat, dhimbja e qafës është shndërruar në një problem me të cilin përballen jo vetëm punonjësit administrativë, por edhe studentët, programuesit, dizajnerët grafikë, punonjësit financiarë dhe shumë profesionistë të tjerë.

    Pavarësisht se shpesh konsiderohet si një shqetësim i vogël, ndikimi i saj nuk duhet nënvlerësuar. Dhimbja e qafës mund të ulë përqendrimin, të kufizojë produktivitetin në punë, të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe, në disa raste, të bëhet një problem i përsëritur që ndikon në cilësinë e jetës.

    Një nga keqkuptimet më të zakonshme është bindja se ekziston një posturë “e gabuar” që shkakton dhimbjen dhe një posturë “e përkryer” që e parandalon atë. Megjithatë, literatura shkencore e viteve të fundit paraqet një pamje shumë më komplekse. Edhe pse pozicioni i trupit ka rëndësinë e tij, nuk është faktori i vetëm dhe, në shumë raste, as më vendimtari. Dhimbja e qafës është rezultat i ndërveprimit të faktorëve biomekanikë, fiziologjikë, psikologjikë dhe socialë, të cilët ndryshojnë nga një individ tek tjetri.

    Nga pikëpamja biomekanike, problemi lidhet kryesisht me ekspozimin e zgjatur ndaj ngarkesave statike. Kur qëndrojmë për periudha të gjata përpara ekranit, muskujt e qafës dhe të brezit të shpatullave duhet të ruajnë vazhdimisht pozicionin e kokës. Edhe pse forca e nevojshme për këtë është relativisht e vogël, kontraktimi i vazhdueshëm redukton periudhat e relaksimit të muskujve dhe krijon lodhje progresive. Me kalimin e kohës, kjo mund të shoqërohet me ndjesi tensioni, ngurtësi dhe dhimbje, veçanërisht në fund të ditës së punës.

    Në këtë kontekst diskutohet shpesh edhe fenomeni i pozicionimit të kokës përpara. Zhvendosja e kokës përtej boshtit të trungut rrit kërkesat biomekanike mbi muskujt dhe strukturat pasive të qafës. Megjithatë, duhet theksuar se ky pozicion nuk shoqërohet domosdoshmërisht me dhimbje tek çdo individ. Shumë persona e mbajnë këtë pozicion për vite me radhë pa zhvilluar simptoma, ndërsa të tjerë mund të përjetojnë dhimbje edhe në mungesë të ndryshimeve të dukshme posturale. Kjo tregon se marrëdhënia midis posturës dhe dhimbjes është shumë më komplekse sesa mendohej më parë.

    Një tjetër element me rëndësi është mungesa e variacionit në lëvizje. Trupi i njeriut nuk është projektuar për të qëndruar në një pozicion të pandryshuar për periudha të gjata kohore. Në fakt, edhe postura më ergonomike humbet avantazhin e saj kur mbahet pa ndërprerje për disa orë. Për këtë arsye, qasja moderne ndaj ergonomisë nuk synon gjetjen e një pozicioni ideal, por krijimin e mundësive që pozicionet të ndryshohen rregullisht gjatë ditës.

    Lëvizjet e shkurtra, ngritja nga karrigia për disa minuta, ecja në zyrë ose ndryshimi i aktivitetit për periudha të shkurtra janë ndër strategjitë më të thjeshta dhe më efektive për të reduktuar ngarkesën kumulative mbi muskujt dhe nyjat e qafës. Pikërisht këto ndërprerje të vogla rikthejnë qarkullimin normal të gjakut në muskuj dhe u japin atyre mundësinë të relaksohen përpara se lodhja të grumbullohet.

    Në vitet e fundit është kuptuar gjithashtu se dhimbja e qafës nuk mund të shpjegohet vetëm nga faktorët mekanikë. Nivelet e larta të stresit, presioni në punë, lodhja mendore, cilësia e dobët e gjumit dhe mungesa e aktivitetit fizik ndikojnë në mënyrën se si sistemi nervor përpunon dhe percepton dhimbjen. Për këtë arsye, dy persona me të njëjtin ambient pune dhe të njëjtën ngarkesë fizike mund të kenë përvoja krejtësisht të ndryshme.

    Rëndësi të veçantë ka edhe gjendja fizike e individit. Muskujt me forcë dhe qëndrueshmëri më të mirë janë më të aftë të përballojnë ngarkesat e përsëritura që karakterizojnë punën sedentare. Kjo është arsyeja pse programet e ushtrimeve nuk synojnë vetëm lehtësimin e simptomave, por edhe rritjen e kapacitetit të sistemit muskuloskeletor për t’u përshtatur me kërkesat e përditshme.

    Studimet kanë treguar se ushtrimet e forcës për muskujt e qafës, shpatullave dhe pjesës së sipërme të shpinës, të kombinuara me aktivitet fizik të rregullt, janë ndër ndërhyrjet me mbështetjen më të fortë shkencore për reduktimin e dhimbjes dhe përmirësimin e funksionit. Në të njëjtën kohë, edukimi i individëve mbi natyrën e dhimbjes dhe rëndësinë e vazhdimit të aktivitetit fizik ka treguar rezultate po aq të rëndësishme në parandalimin e episodeve të përsëritura.

    Kjo nuk nënkupton se ergonomia nuk ka rëndësi. Përkundrazi, një ambient pune i organizuar mirë mund të reduktojë ngarkesën e panevojshme mbi sistemin muskuloskeletor. Vendosja e ekranit në nivelin e syve, përdorimi i një karrigeje që mbështet rajonin lumbal, pozicionimi i tastierës dhe mausit në një distancë të përshtatshme dhe mbështetja e parakrahëve gjatë punës janë masa që mund të kontribuojnë në një shpërndarje më të mirë të ngarkesës. Megjithatë, edhe organizimi më i mirë ergonomik nuk mund të kompensojë mungesën e lëvizjes për shumë orë rresht.

    Ushtrimet e rekomanduara gjatë periudhës së punës në zyre

    Në shumicën e rasteve, dhimbja e qafës ka një prognozë të mirë dhe përmirësohet me kombinimin e aktivitetit fizik, ushtrimeve të përshtatura, edukimit dhe menaxhimit të faktorëve të përditshëm që kontribuojnë në zhvillimin e saj. Megjithatë, prania e simptomave neurologjike, si mpirja e vazhdueshme, dobësia muskulore, humbja e koordinimit ose dhimbja e fortë që nuk përmirësohet me kalimin e kohës, kërkon vlerësim klinik për të përjashtuar patologji më serioze.

    Në përfundim, dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë nuk duhet parë si një pasojë e pashmangshme e profesionit apo si rezultat i një posturë të vetme “të gabuar”. Ajo përfaqëson një fenomen kompleks, ku ndërthuren ngarkesa mekanike, mungesa e lëvizjes, kapaciteti fizik individual dhe faktorë të tjerë biologjikë e psikologjikë. Pikërisht për këtë arsye, strategjitë më efektive nuk bazohen në kërkimin e një pozicioni perfekt, por në promovimin e lëvizjes, aktivitetit fizik të rregullt dhe një organizimi racional të ambientit të punës. Kjo qasje është në përputhje me njohuritë më të fundit shkencore dhe përfaqëson mënyrën më të mirë për të reduktuar barrën që dhimbja e qafës vazhdon të ketë tek popullata aktive. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Dhimbja e mesit: kur duhet të shqetësohemi dhe kur jo?

    LEXO GJITHASHTU

    Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote

    June 23, 2026

    Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L

    June 23, 2026

    Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin

    June 23, 2026

    Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme

    June 23, 2026
    TË TJERA

    How long will this heat wave last?

    June 23, 2026

    Sa do të zgjasë kjo valë e të nxehtit?

    June 23, 2026

    Shumë prej legjendave e përmendën emrin e tij – por kush është lojtari më i mirë i Zvicrës sipas Granit Xhakës

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.