Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin

    June 23, 2026

    Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme

    June 23, 2026

    How long will this heat wave last?

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin
    • Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme
    • How long will this heat wave last?
    • Sa do të zgjasë kjo valë e të nxehtit?
    • Shumë prej legjendave e përmendën emrin e tij – por kush është lojtari më i mirë i Zvicrës sipas Granit Xhakës
    • “Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes kërkesave për dorëheqje
    • Përplasjet në LDK – shtohet presioni ndaj Abdixhikut për dorëheqje
    • Putin: Ukrainian drones are arriving in large numbers
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » A po jetoni pranë njëri-tjetrit, por jo më bashkë? Shenjat se lidhja po ftohet pa zhurmë

    A po jetoni pranë njëri-tjetrit, por jo më bashkë? Shenjat se lidhja po ftohet pa zhurmë

    korrektpressBy korrektpressJune 23, 2026 Raportet në çift 5 Mins Read
    A po jetoni pranë njëri-tjetrit, por jo më bashkë? Shenjat se lidhja po ftohet pa zhurmë
    A po jetoni pranë njëri-tjetrit, por jo më bashkë? Shenjat se lidhja po ftohet pa zhurmë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e momenteve të vogla të afërsisë dhe shtyrja e romancës për “më vonë” mund ta largojnë çiftin pa e kuptuar

    Shumica prej nesh e pranojnë si diçka normale që marrëdhëniet me kalimin e kohës e humbin pak shkëndijën e parë. Intensiteti bie, emocionet e fillimit qetësohen dhe lidhja kalon në diçka më të qëndrueshme, më të rehatshme dhe më rutinore.

    Ky ndryshim, kur partnerët fillojnë të ndihen më shumë si bashkëbanues sesa si të dashuruar, nuk është domosdoshmërisht i keq. Në fakt, nëse hyni në një marrëdhënie duke pritur që faza e muajit të mjaltit të zgjasë përgjithmonë, ka shumë gjasa të zhgënjeheni.

    Megjithatë, në disa raste, ndjenja e mërzisë dhe largimit nuk lidhet vetëm me stabilitetin. Ajo mund të jetë shenjë e asaj që quhet “sindroma e jetës paralele”.

    Siç e tregon edhe vetë emri, kjo është një situatë kur çifti nuk po jeton më vërtet bashkë, por ekziston pranë njëri-tjetrit. Orari i njërit partner nuk përputhet pothuajse fare me atë të tjetrit. Njëri shkon në palestër, tjetri qëndron në kafene. Shoqëritë mbeten të ndara. Edhe koha e lirë, ndonëse fizikisht mund të kalohet në të njëjtin shtrat, shpesh kalohet në telefona, në botë krejtësisht të ndryshme mendore.

    Vetëm fakti që kaloni kohë bashkë nuk do të thotë se ajo është kohë cilësore. Po ashtu, fakti që jeni ende në një martesë apo lidhje nuk do të thotë se marrëdhënia po përparon vetvetiu.

    Një marrëdhënie e shëndetshme duhet të ketë lëvizje, edhe pas shumë vitesh. Nuk ka pse të jetë gjithmonë dramatike apo plot emocione të forta, por partnerët duhet të vazhdojnë ta përfshijnë njëri-tjetrin në jetën e tyre, të mësojnë nga konfliktet, të përmirësojnë komunikimin dhe ta thellojnë lidhjen, jo thjesht ta vazhdojnë atë nga zakoni.

    Marrëdhënia duhet të kujdeset si një kopsht: me vëmendje, qëllim dhe përkushtim të vazhdueshëm. Përndryshe, është shumë e lehtë që partnerët ta marrin njëri-tjetrin si të mirëqenë dhe të shndërrohen në dy njerëz që vetëm bashkëjetojnë, transmeton Telegrafi.

    Shenjat paralajmëruese të “sindromës së jetës paralele”

    1. Merrni vendime vetëm dhe partnerin e njoftoni më vonë

    Në një marrëdhënie të shëndetshme, partneri duhet të jetë personi me të cilin natyrshëm dëshironi të ndani vendimet, jo nga detyrimi, por sepse është pjesë e botës suaj.

    Një shenjë e hershme e jetës paralele është kur rrallë ju shkon ndër mend t’i tregoni partnerit lajme të rëndësishme apo ndryshime në jetën tuaj. Ndoshta merrni një lajm të mirë në punë, përballeni me një shqetësim shëndetësor, rezervoni një udhëtim, blini diçka të rëndësishme ose nisni një plan të ri, por partneri e merr vesh vetëm pasi vendimi është marrë.

    Kjo humbje e ndjesisë “ne” është një tregues i qartë se çifti po ecën në drejtime të ndara.

    2. Janë zhdukur momentet e vogla të afërsisë

    Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhënie intime, por për lidhjet e vogla të përditshme. A ju përqafon ende partneri? A ju puth kur hyni në shtëpi? A ju shkruan ndonjëherë “po mendoj për ty”? A ju mban dorën kur ecni bashkë?

    Këto gjeste mund të duken të vogla, por ato krijojnë afërsi emocionale. Kur fillojnë të duken të panevojshme ose të lodhshme, marrëdhënia rrezikon të kalojë nga diçka që ushqehet me kujdes në diçka që thjesht ekziston.

    3. E lini romancën për më vonë, sepse “nuk ka asgjë keq”

    Shumë çifte bien në kurthin e fjalës “më vonë”: do të shkojmë në pushime më vonë, do të dalim në takim më vonë, do ta rikthejmë afërsinë më vonë.

    Arsyeja duket e kuptueshme. Partneri është aty, marrëdhënia duket e sigurt, prandaj përparësi marrin puna, obligimet, fëmijët, shoqëria dhe ritmi i përditshëm. Por pikërisht supozimi se “ka gjithmonë kohë më vonë” e ushqen sindromën e jetës paralele.

    Kur përvojat e përbashkëta shtyhen vazhdimisht, zhduken edhe kujtimet e reja që krijojnë afërsi. Me kohë, secili mëson t’i plotësojë nevojat e veta pa partnerin: përmes hobeve personale, miqve apo daljeve ku partneri bëhet më shumë mendim i fundit sesa pjesë e natyrshme e planit.

    Si të dilni nga sindroma e jetës paralele

    Qëllimi nuk është të bëni gjithçka bashkë. Qëllimi është të krijoni momente që ju japin ndjesinë se jeni ende të lidhur.

    Riktheni gjestet e vogla të afërsisë. Pyeteni partnerin si e kaloi ditën dhe dëgjojeni vërtet përgjigjen. Dërgojini një mesazh të shkurtër që ju kujton atë. Merrjani ushqimin apo ëmbëlsirën e preferuar kur ktheheni në shtëpi. Nuk ka nevojë për gjeste madhështore; rëndësi ka qëndrueshmëria.

    Zgjidhni afërsinë, jo vetëm lehtësinë. Kur jeta bëhet e ngarkuar, është e lehtë që koha bashkë të kthehet në darka me telefon në dorë ose në shikim televizori pa bisedë të vërtetë. Provoni të planifikoni aktivitete pa shpërqendrime: një mëngjes pa telefona, një shëtitje të shkurtër, një bisedë të qetë pa ekran pranë.

    Caktoni kohë cilësore. Mund të tingëllojë jo romantike, por në të vërtetë është mënyrë për ta zgjedhur me vetëdije njëri-tjetrin. Mund të jetë një mbrëmje e caktuar në javë për film, një dalje mujore jashtë shtëpisë ose një ritual i vogël që ju përket vetëm juve.

    Asgjë nga këto nuk është revolucionare, por pikërisht këtu qëndron thelbi. Dallimi mes një marrëdhënieje që ndihet e qetë dhe një marrëdhënieje që ndihet bosh nuk është gjithmonë koha apo gjestet e mëdha. Shpesh është qëllimi, vëmendja dhe dëshira për ta mbajtur lidhjen gjallë. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Si të flisni me partnerin për intimitetin pa siklet: Pesë fjali që mund ta ndryshojnë marrëdhënien

    Argëtues në lidhje, problem në martesë? Shenjat që tregojnë papjekurinë emocionale te burrat

    Ai zhduket, pastaj rikthehet me një mesazh? Psikologët zbulojnë manipulimin që po shkatërron vetëbesimin

    Truku i Frojdit: Si ta dalloni një partner të dobët që në fillim të lidhjes

    Martesa e palumtur prek më shumë nënat se baballarët: Terapia, ndarja apo një fillim i ri?

    Si uleni me partnerin në divan? Këto 7 pozita zbulojnë gjithçka për lidhjen tuaj

    Pse disa burra dështojnë vazhdimisht në dashuri? Këto janë 7 zakonet kryesore

    LEXO GJITHASHTU

    Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin

    June 23, 2026

    Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme

    June 23, 2026

    How long will this heat wave last?

    June 23, 2026

    Sa do të zgjasë kjo valë e të nxehtit?

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Shumë prej legjendave e përmendën emrin e tij – por kush është lojtari më i mirë i Zvicrës sipas Granit Xhakës

    June 23, 2026

    “Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes kërkesave për dorëheqje

    June 23, 2026

    Përplasjet në LDK – shtohet presioni ndaj Abdixhikut për dorëheqje

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.