Close Menu
    What's Hot

    LSDM: Kemi dorëzuar inciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës

    December 19, 2025

    Peja hap ambulantën për trajtimin dhe kastrimin e qenve endacakë

    December 19, 2025

    Komuna e Prishtinës siguron një shërbim shëndetësor falas për rastet sociale

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • LSDM: Kemi dorëzuar inciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës
    • Peja hap ambulantën për trajtimin dhe kastrimin e qenve endacakë
    • Komuna e Prishtinës siguron një shërbim shëndetësor falas për rastet sociale
    • Ukraina godet për herë të parë një tanker rus në Detin Mesdhe
    • Për herë të parë në Maqedoni: Në “Acibadem Sistina” u krye implantimi i kërdhokullës artificiale tek një fëmijë 14-vjeçar
    • Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj
    • Ky qen u zemërua me pronaren sepse u vonua vetëm dy minuta
    • Transferim strategjik: Real Madridi monitoron situatën e një lojtari të Al-Hilal
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Evropa

    Evropa e ka humbur gjithë besueshmërinë në Lindjen e Mesme

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Evropa 6 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burimi: The Guardian (titulli: Europe has lost all credibility in the Middle East. The way to regain it lies in Syria, Iraq and Lebanon)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Një vit pas rënies së diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, ish-luftëtari xhihadist i kthyer në president sirian, Ahmed al-Sharaa, iu drejtua Forumit të Dohas në fillim të këtij muaji, duke iu shmangur me zgjuarsi pyetjeve rreth së kaluarës së tij kontroverse dhe duke përshkruar rrugëtimin kompleks të vendit të tij drejt një sistemi pjesëmarrës të bazuar në rregulla. Teksa e dëgjoja, mendova se, megjithëse roli i Evropës në Lindjen e Mesme është dëmtuar rëndë nga qëndrimi i saj amoral për luftën në Gazë dhe përjashtimi i vetëshkaktuar nga diplomacia bërthamore e Iranit, evropianët ende kanë një rol për të luajtur me fqinjët në lindje të Mesdheut.

    Bota e Evropës është përmbysur nga aleanca e Uashingtonit me Moskën në luftën në Ukrainë dhe nga përçarja transatlantike, teksa administrata Trump e trajton Evropën si kundërshtare. Një dimension tjetër i kësaj trazire është rënia e rëndësisë së Evropës në Lindjen e Mesme. Vetëm nëse evropianët pranojnë se e kaluara ka përfunduar, mund të shpresojnë të rifitojnë një rol konstruktiv dhe të pavarur në rajon.

    Pas krizës së Suezit në vitin 1956, që shënoi fundin e dominimit kolonial evropian në Lindjen e Mesme, evropianët u dorëzuan duke luajtur rolin dytësor në raport me ShBA-së. Ndërkohë që Uashingtoni merrte vendimet, qeveritë evropiane, si edhe opinioni publik, nuk ishin gjithmonë të pajtimit – më së shumti gjatë luftës në Irak në vitin 2003. Megjithatë, ShBA-ja zakonisht e ftonte Evropën të mbështeste nismat e saj dhe, në fund, Evropa bindej.

    Kontrata sociale që qëndronte në themel të marrëdhënieve transatlantike – me Evropën të strehuar nën ombrellën e sigurisë së ShBA-së – e bënte marrëveshjen të vlefshme. Kjo nuk nënkuptonte që qeveritë evropiane nuk kishin ndikim në Lindjen e Mesme. Ato luajtën role kyçe gjatë procesit të paqes së Oslos, duke mbështetur Organizatën për Çlirimin e Palestinës si embrion të një shteti në ndërtim. Edhe më mbresëlënëse ishte diplomacia evropiane e cila, me durim, përparoi në përpjekjet shumëpalëshe që çuan përfundimisht te marrëveshja bërthamore me Iranin. Por, në çdo rast, roli i Evropës – edhe kur ishte në kundërshtim me Uashingtonin – synonte mbështetjen e udhëheqjes amerikane në rajon duke zbutur ekseset e saj hegjemoniste. Ndonjëherë Evropa kishte sukses; shpesh dështonte. Por, korniza politike mbetej e pandryshuar.

    Ajo kornizë nuk ekziston më. Evropa është tërhequr nga Lindja e Mesme, e konsumuar nga lufta në kontinentin e vet. Konflikti në Ukrainë jo vetëm që ka përthithur shumicën e vëmendjes së politikës së jashtme evropiane, por gjithashtu ka shtrembëruar perspektivën e saj politike për Lindjen e Mesme. Sigurimi i mbështetjes së ShBA-së për Ukrainën, veçanërisht nën Donald Trumpin, ka kërkuar pranimin e pakushtëzuar të politikave rajonale të Uashingtonit, përfshirë edhe bombardimet e paligjshme ndaj Iranit. Irani, i cili prej kohësh shihej si shtet problematik për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, forcave jashtë vendit dhe programit bërthamor, papritur u kthye në një armik në sytë e Evropës, për shkak të aleancës strategjike me Rusinë.

    Nga ana e saj, ShBA-ja nuk e sheh më Evropën si partnerin e saj kryesor në Lindjen e Mesme. Me ngritjen e akterëve rajonalë – veçanërisht të shteteve të Gjirit dhe Turqisë – Uashingtoni tani angazhohet drejtpërdrejt me Riadin, Dohën, Abu Dabin apo Ankaranë. Anashkalimi i Evropës veçse ishte i dukshëm gjatë administratës së Joe Bidenit, kryesisht për shkak të vetëpërjashtimit të saj. Nën Trumpin, ky përjashtim është kthyer në refleks, teksa administrata e tij përpiqet ta shtyjë Evropën gjithnjë e më shumë në periferi.

    Akterët rajonalë nuk po e kërkojnë me ngulm kthimin e Evropës. Më së shumti, refuzimi kokëfortë dhe amoral i saj për të përdorur ndikimin që ka për të ndalur luftën shkatërruese të Izraelit në Gazë, ka shkatërruar edhe atë pak kredibilitet që i kishte mbetur. Fasada ra kur kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi haptazi se Izraeli po e kryen “punën e pistë” të Evropës duke sulmuar Iranin. Evropa nuk akuzohej më për standarde të dyfishta; me disa përjashtime – si Spanja, Norvegjia, Irlanda dhe herë pas here Franca – ajo shihej se nuk e ka më asnjë standard. Nuk kishte më ndikim, as parim: Evropa thjesht ishte fshirë nga harta.

    Sot, çdo shpresë për një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë, apo edhe përparim drejt një shteti palestinez, nuk vjen nga përpjekjet evropiane. Udhëheqësit evropianë vazhdojnë të fshihen pas planit të paqes së Trumpit, duke shmangur çdo ndikim që mund të ushtronin mbi Izraelin.

    Shpresa e kufizuar që ekziston vjen nga ndërmjetësimi i Katarit, me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin që luajnë role vendimtare. Po ashtu, nëse diplomacia ShBA-Iran rinis në të ardhmen, qeveritë evropiane nuk do ta udhëheqin procesin. Grupi E3 – Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar – e minuan pozicionin e vet duke aktivizuar “dënimin” e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit, duke e përfunduar për pasojë marrëveshjen bërthamore, Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit, që kishin ndihmuar me ndërmjetësim.

    Çdo përparim tani varet nga një konvergjencë mes shteteve të Gjirit dhe Iranit, veçanërisht nga roli i mundshëm i Arabisë Saudite në lehtësimin e bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit. Me pak fjalë, në çështjet më të ngutshme të Lindjes së Mesme – konflikti izraelito-palestinez dhe Irani – qeveritë evropiane munden, në rastin më të mirë, të mbështesin përpjekjet e Gjirit për të ndikuar mbi Trumpin. Kjo mbështetje ka rëndësi, sidomos në Gazë, ku një armëpushim i brishtë mund të shembet nëse plani i Trumpit dështon. Por, roli i Evropës në rajon është reduktuar në një status të shkallës së tretë.

    Megjithatë, Lindja e Mesme mbetet fqinji i Evropës dhe do të ishte naive të mendohej se evropianët mund të mbeten pafundësisht të shkëputur. Me hapësirën e ngushtuar për veprim, Evropa duhet të përqendrohet në Levantin e gjerë – veçanërisht në Liban, Irak dhe Siri. Të tri këto vende janë jashtëzakonisht të brishta. Libani po lundron në një proces reformash të ndërlikuara, me kërcënimin e vazhdueshëm të luftës që rri pezull, ndërsa Izraeli vazhdon të mbajë të pushtuara pesë pika në territorin e tij. Iraku ka arritur të qëndrojë jashtë tronditjeve të fundit rajonale, duke ndjekur një ekuilibër delikat në një përpjekje për më shumë autonomi – pa e acaruar Teheranin. Siria mbetet e brishtë, teksa përpiqet të pajtojë drejtësinë me kohezionin social përballë një Izraeli ekspansionist dhe agresiv.

    Me përjashtim të Sirisë, për të cilën Trumpi ka shfaqur njëfarë interesi – i kulmuar me vizitën e al-Sharaas në Uashington – ShBA-ja nuk është veçanërisht e angazhuar në Liban apo Irak. Dhe, ndonëse akterët rajonalë janë thelbësorë, qoftë për ndikimin e tyre në siguri (si ai i Turqisë në Siri), apo për mbështetjen ekonomike (si ajo e Gjirit), ekziston një vakum ku Evropa mund të ndihmojë për ta mbushur. Me rendin liberal ndërkombëtar në kaos, mbështetja për qeverisje mund të mos jetë më në modë, por kërkohet në Levant. Kjo është fusha ku Evropa ende mund të japë një kontribut konstruktiv. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”

    OBSH thotë se lloji i ri i gripit po ushtron presion të madh mbi kujdesin shëndetësor në të gjithë Evropën

    Zëvendësambasadorja e SHBA-së në OKB: Trump nuk do të lejojë aneksimin e Bregut Perëndimor

    Parashikimet e rritjes së GDP-së: Cilat ekonomi evropiane do të kenë rritjen më të lartë?

    LEXO GJITHASHTU

    LSDM: Kemi dorëzuar inciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës

    December 19, 2025

    Peja hap ambulantën për trajtimin dhe kastrimin e qenve endacakë

    December 19, 2025

    Komuna e Prishtinës siguron një shërbim shëndetësor falas për rastet sociale

    December 19, 2025

    Ukraina godet për herë të parë një tanker rus në Detin Mesdhe

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Për herë të parë në Maqedoni: Në “Acibadem Sistina” u krye implantimi i kërdhokullës artificiale tek një fëmijë 14-vjeçar

    December 19, 2025

    Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

    December 19, 2025

    Ky qen u zemërua me pronaren sepse u vonua vetëm dy minuta

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.