KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

Vetëm edhe 3 ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e Alba Health, platformës së re që synon të bashkojë kompanitë Spitex dhe profesionistët shqiptarë të kujdesit shëndetësor në Zvicër.

Ngjarja solemne do të mbahet më 26 qershor 2026, në Stadiumin Letzigrund në Cyrih, nën moton “Forca përmes bashkëpunimit”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një rrjeti më të organizuar profesional për bashkëpunim, përfaqësim dhe shkëmbim përvojash në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Alba Health vjen si një nismë që synon të krijojë lidhje më të afërta mes kompanive Spitex, infermierëve shqiptarë, institucioneve dhe komunitetit, duke ofruar hapësirë për njohje, diskutim dhe ndërtim të partneriteteve të reja profesionale.

Ceremonia e hapjes do të mbahet të premten, më 26.06.2026, duke filluar nga ora 18:30, në adresën Badenerstrasse 500, 8048 Cyrih.

Të gjithë profesionistët shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër, kompanitë Spitex dhe të interesuarit për këtë nismë ftohen të bëhen pjesë e hapjes solemne të Alba Health.

Nëse edhe ti dëshiron të jesh pjesë e kësaj ngjarjeje, mos harro të lajmërohesh paraprakisht për konfirmim të pjesëmarrjes në: info@alba-health.ch.

Telegrafi do të jetë partner medial i kësaj ngjarjeje, duke mbështetur prezantimin e një iniciative që synon të kontribuojë në organizimin dhe forcimin e rolit të profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër.

Për më shumë informacione: https://alba-health.ch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.