KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës

Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës

Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, pas dorëheqjes së drejtuesit të mëparshëm Ermal Onuzi.

Sipas njoftimeve zyrtare, Zereci është një oficer karriere me mbi tre dekada përvojë në strukturat e sigurisë dhe në Gardën e Republikës, ku ka shërbyer në disa pozicione drejtuese dhe operacionale, përfshirë edhe drejtimin e Njësisë Speciale.

Ai e ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1986 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas iu bashkua Gardës së Republikës, ku ka kaluar nga detyra të nivelit bazë deri në poste të larta komanduese, raporton euronews.al

Gjatë karrierës së tij, Zereci ka mbajtur edhe gradën “Drejtues i Lartë” dhe është trajnuar në disa programe brenda dhe jashtë vendit, të fokusuara në sigurinë e personaliteteve dhe mbrojtjen e institucioneve shtetërore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.