KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive

ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga VLEN nuk ka as bazë politike, as institucionale të lavdërohet me Koridorin 8 thonë nga ASH.

“Ky projekt nuk është meritë e VLEN-it dhe as arritje e tyre. Përkundrazi, VLEN-i nuk pyetet dhe nuk konsultohet për vendimet që merr Qeveria në projekte të mëdha infrastrukturore. Qytetarëve nuk u intereson propaganda ditore, por duan përgjigje konkrete se kur do të përfundojë Koridori 8, pse janë shkurtuar mjetet për vitin 2026 dhe pse segmenti jetik që lidh vendin me Shqipërinë nuk duhet të kalojë përmes Strugës.

Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive. Nuk mund të jetë pengesë e patejkalueshme kur bëhet fjalë për lidhjen me Shqipërinë, ndërsa të trajtohet si letër pa vlerë kur bëhet fjalë për mijëra ndërtime pa leje dhe qindra vendime të pazbatuara për rrënim në Ohër, vendlindjen e Aleksandër Nikollovskit. Kjo nuk është çështje teknike, por standard i dyfishtë politik.

VLEN-i mund të përsërisë deklaratat e shefave të vet, por qytetarët e shohin qartë se nuk vendos, nuk ndikon dhe nuk mbron interesin publik”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.