KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, Labi reagon pas akuzës se ka fëmijë me një serbe

“Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, Labi reagon pas akuzës se ka fëmijë me një serbe

Labi, ka reaguar pas akuzave të rënda që i janë bërë nga Labinoti, duke sqaruar situatën dhe duke shprehur pendesë për disa deklarata të tij.

Debati u ndez kur Labinoti e akuzoi Labin se ka bërë fëmijë me një grua serbe, një pretendim që e preku thellë banorin dhe shkaktoi reagime të forta brenda shtëpisë.

I emocionuar, Labi foli hapur për ndjenjat e tij, duke theksuar se këto akuza e kanë lënduar personalisht dhe se nuk i qëndronin të vërtetës.

Ai u shpreh se ndihej i keqkuptuar dhe se situata kishte dalë jashtë kontrollit për shkak të fjalëve të thëna në momente tensioni.

Në këtë kontekst, Klodi ndërhyri duke vënë në dukje se veprimi i Labinotit i ngjante sjelljes që vetë Labi kishte pasur më herët ndaj Elijonës, kur brenda lojës kishte sjellë informacione nga jashtë që lidhnin familjen e saj. Ky krahasim solli një reflektim të thellë nga ana e Labit.

Duke pranuar gabimet e tij, Labi tha: “Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të identifikohet me sjellje që prekin familjen apo jetën personale të të tjerëve.

Deklarata e tij u pa si një moment vetëkritike dhe reflektimi, ndërsa situata mbetet ende e tensionuar në shtëpi, me publikun që ndjek nga afër zhvillimet dhe përplasjet mes banorëve. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.