Një person ka raportuar se i dyshuari kishte kryer veprat “sulm seksual, asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj” nga një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
“Prishtinë/21.06.2026 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport. /Telegrafi/
