Në Aeroportin e Vlorës është raportuar një përplasje mes punonjësve të kompanisë së biznesmenit Behgjet Pacolli dhe një firme të sigurisë, gjatë zhvillimeve të punimeve në kantier.
Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur brenda zonës së punimeve në aeroport, ku tensionet mes palëve kanë çuar në një përplasje të shkurtër.
Nuk raportohet për të lënduar rëndë, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Pas situatës, punonjësit janë rikthyer brenda ambienteve të aeroportit dhe kanë vijuar aktivitetin normal të punës.
Pamjet e publikuara nga Euronews nga vendi i ngjarjes tregojnë se punimet kanë vijuar dhe progresi në kantier nuk është ndërprerë plotësisht. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
