KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 08:00 në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari”.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Arbënor e Astrit Dehari në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.

Ai shtoi se me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila po heton rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.