KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj një personi në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:45 është pranuar një informatë se një person që ndodhej në një lokal në rrugën “Rexhep Bislimi” ishte parë duke poseduar armë zjarri.

Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur armën e zjarrit, të cilën i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur pasi kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe tre fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit me inicialet M.H., 40 vjeç, është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.