Modeli i ri i3 ka mbërritur zyrtarisht në Evropë disa muaj më herët nga sa kishte planifikuar fillimisht BMW.
Kërkesa e fortë e shtyu prodhuesin e veturave luksoze të përshpejtojë lansimin e sedanit elektrik nga debutimi i tij në treg në vjeshtë, i cili ishte planifikuar fillimisht.
Megjithatë, BMW aktualisht po e kufizon disponueshmërinë në një version të parë që synon përdoruesit e hershëm.
Por, ka ende hapësirë për personalizim.
Blerësit mund të zgjedhin nga gjashtë ngjyra të jashtme, duke përfshirë ngjyrën ekskluzive M Le Castellet Blue.
Janë të disponueshme edhe katër dizajne rrotash.
BMW kërkon 75,340 euro për i3 50 xDrive First Edition dhe përfshin disa detaje si paketën M Sport, ulëse dhe timon me ngrohje, xhama të pasmë të errët, kontroll automatik të klimës dhe një gamë të gjerë karakteristikash të asistencës për shoferin.
Kur i3 të lansohet zyrtarisht këtë vjeshtë, BMW do ta zgjerojë gamën me një model bazë.
Modeli standard i3 50 xDrive do të kushtojë 65,900 euro. Modele të tjera në këtë segment do të pasojnë, duke përfshirë i3 Touring të njoftuar tashmë dhe një crossover shumë të mundshëm iX4 në stilin coupe. /Telegrafi/
