Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.
SHMU bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezentë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.
Deti – Valëzimi forcës 1 ballë. /Telegrafi/