KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Julia Roberts shfaqet rrallë me dy nga fëmijët e saj, teksa feston 19-vjetorin e djalit Henry në New York

Julia Roberts shfaqet rrallë me dy nga fëmijët e saj, teksa feston 19-vjetorin e djalit Henry në New York

Julia Roberts është shfaqur në publik me dy nga tre fëmijët e saj në një dalje të rrallë familjare në New York.

Ylli i “Pretty Woman” u fotografua pranë hotelit historik “Jane” në lagjen West Village, ku festoi ditëlindjen e 19-të të djalit të saj më të vogël, Henry Moder.

58-vjeçarja u pa shumë pranë Henry-t, i cili tashmë është më i gjatë se nëna e tij e famshme. I riu studion në Institutin Pratt në Manhattan, ndërsa në festë ishte e pranishme edhe motra e tij 21-vjeçare, Hazel Moder, e cila vazhdon studimet në Trinity College në Dublin, shkruan DailyMail.

Mungonin djali tjetër i çiftit, Phinnaeus, si dhe bashkëshorti i aktores, operatori i njohur Danny Moder.

Roberts u shfaq elegante me një xhaketë të zezë, syze dhe një gjerdan me perla, ndërsa Hazel kishte zgjedhur një stil të thjeshtë me xhinse dhe xhaketë në ngjyrë të çelët. Familja shoqërohej edhe nga stilisti i flokëve të aktores, Serge Normant.

Pak muaj më parë, fituesja e çmimit Oscar foli për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj kanë rritur fëmijët, duke pranuar se shpesh janë konsideruar si prindër më të rreptë se shumica.

Sipas saj, rregullat në shtëpi kanë qenë gjithmonë të qarta dhe të pandryshueshme, ndërsa fëmijët e tyre ishin ndër të fundit në rrethin shoqëror që morën telefona celularë.

Julia Roberts dhe Danny Moder janë të martuar prej 23 vitesh dhe konsiderohen një nga çiftet më jetëgjata të Hollywood-it.

Pavarësisht famës, ata kanë zgjedhur ta mbajnë jetën familjare larg vëmendjes së mediave, ndaj daljet publike me fëmijët e tyre mbeten gjithmonë të rralla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.